TB
Blog Magazine admin · April 17, 2026 · Showbiz

Avantazh i ngushtë në vota: Ky është fituesi sipas publikut! (FOTO)

Gara për fituesin e Big Brother VIP 5 duket se po bëhet gjithnjë e më e fortë, ndërsa publiku ka nisur të ndajë hapur mendimet e tij për banorin që meriton të marrë çmimin e madh.

Sipas një sondazhi të publikuar së fundmi, Selin kryeson bindshëm me 57% të votave, duke u renditur në vendin e parë si emri më i përkrahur nga publiku. Pas tij vjen Mateo, i cili ka arritur të sigurojë 41%, duke e kthyer garën në një duel të fortë mes dy konkurrentëve kryesorë.

Ndërkohë, Miri ka marrë vetëm 2% të votave, ndërsa Rogert nuk ka arritur të sigurojë mbështetje në këtë sondazh, duke mbetur me 0%.

Megjithatë, duhet theksuar se ky rezultat nuk është votim zyrtar, por një pasqyrë e opinionit të publikut në rrjete sociale. Për këtë arsye, gjithçka mbetet e hapur deri në momentin final, pasi votat zyrtare mund të ndryshojnë balancat në çdo çast.

Ajo që duket e qartë është se publiku është i ndarë mes Selinit dhe Mateos, ndërsa finalja pritet të sjellë emocione të forta dhe shumë surpriza.

Related Articles